Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka dalë para mediave në prag të ndeshjes me Leccen në kampionat.

“Ne vijmë në këtë sfidë të zemëruar për rezultatin e fundit. Ne kemi analizuar gabimet e bëra në takimin e kaluar dhe shpresojmë të mos përsëriten më. Na pret një ndeshje e vështirë, pres një reagim nga lojtarët e mi. Lecce po bën një kampionat të shkëlqyer, do të duhet t’i kushtojmë vëmendje sepse ndeshjet janë të gjithë të vështira.

Grupi ynë është një grup i bashkuar dhe këtë gjë e kanë dëshmuar gjithmonë. Në një skuadër ka pezullime ose lëndime në çdo sezon. Me kalimin e kohës disa lojtarë kanë ndryshuar role, por gjithmonë kanë dhënë më të mirën.

Mund të kishim bërë më mirë në Serie A. Në këto 18 muaj kemi bërë disa gjëra të mira dhe duhet të shfrytëzojmë sa më shumë mundësi që na vijnë.” – u shpreh Inzaghi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: