Të hënën, Interi do të luajë në San Siro kundër Empolit me synimin për të marrë tre pikët të cilat do t’i afronin gjithnjë e më shumë drejt skudetos së 20-të. Trajneri zikaltër nuk lejon rënie të vigjilencës, dëshira është të sjellë në shtëpi 3 pikët. Ndoshta, nëse gjërat shkojnë mirë, matematika mund t’i lejojë të festojnë në derbin kundër Milanit të planifikuar për 22 Prill.

Për t’u vlerësuar mbetet situata e portierit Yan Sommer, i cili u dëmtua gjatë impenjimit me kombëtaren e Zvicrës. Gjithsesi, tekniku Inzaghi mund të vendosë që të mos rrezikojë shumë, duke mos e aktivizuar.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: