Një titull në derbi është ëndrra më e madhe e tifozëve zikaltër, një ëndërr që merr formë të plotë, por nëse duan të festojnë përballë rivalëve të përjetshëm duhet të fitojnë me çdo kusht. Ekip i Simone Inzaghi-t nuk përfitoi nga blofi i Milan, nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në shtëpinë përballë Cagliari-t. 5 javë përpara fundit, Inter e sheh vetën +14 në raport me “djallin”, për këtë arsye vetëm fitorja i vendos yllin e dytë në fanellë në derbin e “Madonnina-s”.

Ky barazim kundër ekipit sard i heq mundësinë zikaltërve të kapin rekordin e Juves me 102, edhe nëse i fitojnë të gjithë ndeshjet nga këtu e deri në përfundim të sezonit nuk mund të shkojnë më shumë se 101 pikë. Lajmi i mirë për Inzaghi-n ishte zhbllokimi i Thuram. Në fraksionin e dytë, Cagliari u rikthye në lojë duke barazuar shifrat në minutën e 65-të, por më pas Calhanoglu nga pika e bardhë e penalltisë rikthehu sërish Inter në avantazh. Në fund, në minutën e 83-të, Viola barazoi shifrat në 2-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund:

22
22

“Nuk mund ta fsheh, do të ishte kënaqësi të fitonim titullin në derbi. Është e qartë që Milan do të bëjë maksimumin përballë publikut të tyre. Nëse do ta mbyllim titullin të hënën do të ishte mirë, në të kundërt do të shohim për të tjerë opsione. Ne e dimë shumë mirë se çfarë përfaqëson ky derbi tani, e dimë se çfarë ka përfaqësuar në vitet e fundit, por ne e respektojmë shumë Milan”, u shpreh Inzaghi duke bërë në fund edhe një koment në lidhje me faktin që nuk do të ketë mundësi të thyejë rekordin e Juves me 102 pikë:

Inzaghi
Inzaghi

“E vetmja gjë që më vjen keq është fakti që nuk arritëm dot të fitonim këtë ndeshje. Jemi shumë pranë titullit, por në lojë janë ende 18 pikë, duhet të qëndrojmë të qetë”, u shpreh Inzaghi në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb