Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello në emisionin Open u shpreh se finalja e Conference League ka sjellë më shumë se 20 mijë turistë në Shqipëri.

Gjatë bisedës në studio, Bello e ka konsideruar një ngjarje më rëndësi të madhe, duke shtuar se përfitimet e një eventi të tillë janë shumë të larta.

Ndërsa theksoi se nuk ka ende një shifër të saktë, por pritshmëritë janë se mund të ketë rreth 100 mln euro përfitim.

“Është një promovim i jashtëzakonshëm jo vetëm për Tiranën por për gjithë Shqipërinë. Nëse do të kujtonin stadiumin e mëparshëm ne do ta kishim të pamundur ta realizonin këtë”, tha ai.

Mërtiri: S’mund t’i thuash një vjetërsirë, apo urbane një stadiumi të ndërtuar nga një arkitekt italian.

Bello: Nuk do doja ta besoja që vështrimi juaj për stadiumin e sotëm është më i ulët se sa ai që ishte, ndryshe UEFA nuk do ta kishte pranuar një ngjarje të tillë.

Mërtiri: Nuk mund të themi që këtë ta përdorim këtë për të justifikuar një krim që i është bërë këtij qytetit. Është shkatërruar zona më e rëndësishme.

Bello: E përsëris kemi rreth 20 mijë turistë të ardhur nga deti dhe nga ajri. Nga një event i tillë mund të themi se mund të kemi rreth 100  mln euro përfitim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: