Superkupa e Italisë i takon Lazio-s. Romakët mposhtën Juventusin me rezultatin 3-2 pas një ndeshje plot emocione në Stadio Olimpico.

Pas një ndërhyrje të parregullt të Gianluigi Buffon në zonë arbitri akordoi penalti dhe Immobile shënoi golin e parë për Lazio-n. Me rezultatin 0-1 shkuan ekipet në dhomat e zhveshjes pas 45 minutave të para.

Skuadra e Simone Inzaghit u tregua e rrezikshme edhe në pjesën e dytë. Pas një harkimi të bukur nga Marco Parolo, Ciro Immobile kërceu më lartë për të mposhtur sërish Gigi Buffonin (54’).

Kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar, 5 minuta para përfundimit Dybala shënoi dy herë, duke barazuar rezultatin.

Megjithatë, ndeshja nuk u shty, pasi Lazio shënoi sërish me Jordan Lukaku duke fituar kështu SuperKupën

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb