Ka nisur sezoni i ri i podcastit “Welcome at Luarasi” drejtuar nga pedagogia Denisa Kele.

I ftuari i këtij episodi është Zëvendës Rektori i Universitetit “Luarasi” dhe dekan i Fakultetit të Drejtësisë, Admir Belishta. Ai ka sqaruar strukturën e “Klinikës Ligjore” që është ngritur pranë “Luarasit”, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kërkojnë ndihmën e kësaj strukture mbi ndihmën ligjore në lidhje me çështje të ndryshme, pa pagesë.

Profesor Belishta ka sqaruar gjithashtu se në Universitetin Luarasi është treguar një vëmendje e veçantë ndaj kurrikulave të zgjedhura dhe programeve të studimit, në mënyrë që nëse studentët vendosin të ikin jashtë vendit, diplomat të jenë lehtësisht të ekuivalentueshme.

“Universiteti ‘Luarasi’ themeluar në 2002 fillimisht me Fakultetin e Drejtësisë dhe më as me shtimin e fakulteteve të tjera, vit pas viti ka pësuar rritje në shtimin e fakulteteve. Për sa i përket programeve apo kurrikulave të lëndëve, stafi akadamik, në momentin e licencimit dhe akredimit të programeve është munduar të hartojë programe dhe kurrikula bashkëkohore që ndihmojnë studentët që frekuentojnë këto programe studimi që edhe nëse shkojnë jashtë vendit, diploma të jetë lehtësisht e ekuivalentueshme.
Jo vetëm kaq por Universiteti “Luarasi” në tërësinë e vet ka gati 25 programe studimi, së fundmi me programet e Shkollës së Londrës, dy në Ekonomi dhe një në fakultetin e Teknologjisë së Informacionit. Po kështu edhe në shkollën doktorale në Fakultetin e Ekonimisë”, është shprehur ai.

Zëvendës Rektori ka theksuar gjithashtu se Klinika Ligjore është edhe një ndihmë për studentët, të cilët janë më pranë mënyrës së trajtimit të çështjeve konkrete nën drejtimin dhe mentimin e stafit akademik.

“Prej 4-5 vitesh në Fakultetin e Drejtësisë funksionon një strukturë autonome, klinika ligjore.
Klinika Ligjore kryen dy funksione, funksioni bazik është ofrimi i shërbimeve për njerëzit në nevojë pa pagesë. Parashikohet që pranë fakulteteve të drejtësisë mund të krijohen struktura të tilla për njerëzit në nevojë, që ofrojnë ndihmë parësore. Kjo konsiston në këshillime, përgatitje shkresore etj. Në këto 4-5 vite kemi një praktikë të konsoliduar në çështje të larmishme ku qytetarë kanë kërkuar ndihmë juridike parësore. Kjo ndihmë u ofrohet nga stafi akademik.
Roli i dytë i Klinikës Ligjore ka të bëjë me ofrimin e mundësisë së studentëve të praktikave mësimore, që studenti të jetë më afër trajtimit të një çështje reale, nën mentorimin e stafit akademik. Klinika Ligjore është model suksesi për të ofruar këtë lloj ndihme. U bëj thirrje qytetarëve, që janë persona në nevojë dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme t’i drejtohen kësaj Klinike Ligjore dhe do të marrin ndihmë ligjore”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb