I ftuar në studion e News24 me Daljana Sejdia, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari deklaroi se Edi Rama ditën e sotme kishte shfaqur një gjendje të rëndë shpirtërore dhe nuk mund të jetë në burrë shteti kur halli i tij i vetëm është burgu.

Havari deklaroi se Rama mund të shtyjë pak largimin vetëm nëse dorëzon Ballukun.

“Diktatorët nuk rrëzohen me fjalë, por uragani i popullit.
Ky gaztor, mbret lakuriq nuk i përket Europës, ai është një Ballkanas, trashëgimi i Enver Hoxhës.

Ata janë të gjithë bashkëpërgjegjës, tani erdhi momenti.
Këto pretekstet Kushner dhe antiamerikanzima janë për t’ju hedhur hi syve shtresave të ulëta shoqërore.
Që të bashkëbisedojnë me protestuesit këto janë justifikime.
Rama ishte në gjendjë të vshtirë shpirtërore, kishte hoshilacione mendore.
Rama momentalisht mendon vetëm burgun, nuk mund të jetë burrë shteti me 1000 halle.
I vetmi as nën mëngë që mund të shpëtojë është të lëshojë Belinda Ballukun. Atë nuk e dëgjon më njeri në mënyrë absolute”, ths Havari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb