Një burrë rreth të 20-tave ka ndërruar jetë në Londër, pasi u qëllua me armë nga oficerët e armatosur të Policisë Metropolitane, gjatë një ndjekje të gjatë në jug të kryeqytetit britanik.

“Në orën 21:51 të së hënës, më 5 shtator, oficerë specialistë të armëve të zjarrit ishin në ndjekje të një automjeti të dyshuar në zonën e Lambeth. Automjeti u ndalua pas kontaktit taktik në Kirkstall Gardens, Streatham Hill. Një armë zjarri policie është shkarkuar”, njoftoi policia në një deklaratë për mediat.

Ndërkohë, kalimtarët raportuan se kishin dëgjuar dy të shtëna. Banorët e Streatham Hill pretenduan se oficerët kryen CPR ndaj të dyshuarit pasi e qëlluan atë.

 

“Unë dhe shumë fqinjë të tjerë dëgjuam 2 të shtëna armësh. Kam dëgjuar gjithashtu raporte nga fqinjët që thonë se kanë parë policinë të ndalojë një makinë dhe të qëllojë një burrë. Ata më pas i kryen CPR para se ta largonin. Shumë policë dhe helikopterë të armatosur”, shkroi një përdorues i rrjeteve sociale përkrah një video nga vendngjarja.

Shërbimi i Ambulancës në Londër njoftoi se oficerët dhanë ndihmën e parë para mbërritjes së tyre dhe burri u dërgua në spital, ku edhe ndërroi jetë në orën 12:16.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb