Një 18-vjeçar francez po përballet me dënim deri në dy vjet burg në Singapor, pasi dyshohet se ka lëpirë një pipëz nga një makinë shitëse lëngjesh dhe më pas e ka vendosur sërish në të njëjtin vend.

Sipas raportimeve lokale, i riu, Didier Gaspard Owen Maximilien, është akuzuar për shkaktim dëmesh dhe shqetësim publik. Ngjarja dyshohet se është filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale më 12 mars, në një qendër tregtare në Singapor, duke shkaktuar reagime të forta nga përdoruesit e internetit.

Kompania që operon makinën shitëse, iJooz, ka bërë të ditur se pas incidentit ka zëvendësuar të gjitha pipat e pajisjes dhe ka aktivizuar protokollet e sigurisë dhe higjienës. Gjithashtu, ajo ka konfirmuar se ka paraqitur një kallëzim pranë autoriteteve.

Nëse shpallet fajtor për të dy akuzat, i riu rrezikon një dënim maksimal që mund të kalojë dy vite burg, si dhe gjoba të konsiderueshme. Sipas mediave lokale, Maximilien është student në Shkollën e Biznesit ESSEC në Singapor, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: