Policia e Krujës vijon operacionet kundër krimeve mjedisore.

Në vijim të kontrolleve, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin:

L. P., 49 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, pasi në vendin e quajtur “Krastë”, Krujë, u konstatua duke djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: