Një dosje voluminoze prej më shumë se 1600 faqesh, një pjesë të së cilës ku përmendet dhe Shqipëria dhe hyrja e sipërmarrësit italian të lidhur me Ndragheta-n në Shqipëri e sjell “BalkanWeb”. Në dosje flitet për korrupsion në tendera dhe sipas përgjimeve të animafias italiane, i ashtuquajturi “Princi” sipërmarrësi Antonio Gallo, këshilltari rajonal për buxhetin Franco Talarico dhe Tommaso Brutto, ish-këshilltar komunal i Catanzaros dhe djali i tij Saverio (të gjithë të përfshirë në hetime) flasin për biznesin në Shqipëri dhe se si mund të bëhet gjithçka kundrejt një pagese.

48 urdhra arresti në bazë të operacionit “Profili i Ulët” dha prokuroria italiane. Në qendër të hetimeve janë qarkullimi i rreth 300 milionë eurove, ndërkohë që në prangat e policisë italiane kanë rënë edhe dy shqiptarë, të cilët shërbenin si mbulesë për të regjistruar si të ligjshëm bizneset që në fakt ishin të Ndraghetas.
Bosët e mafies italiane sipas përgjimeve, rekrutonin persona me “profil të ulët” në Itali apo biznesmenë nga Shqipëria për të regjistruar nën emrat e tyre bizneset në mënyrë që të mos kuptoheshin nga autoritetet.

PJESË NGA DOSJA
D’Alessandro: “në rregull pra”.
Brutto: “në këtë pikë ai hyn në 22”.
Gallo: “Në këtë pikë nëse më konfirmon unë po dëgjohem me ENO-n….shoh çfarë dokumentesh na duhen… që më tej me 100% ia japin noterit kështu përgatiten dokumentet edhe më pas bëjmë….ne pjesën tjetër pjesa tjetër jo, 50 e imja, 50 ….kërkojmë një pjesë, administratori shqiptar, nuk mund të bëjmë ndryshe sepse nuk ka shtetësinë….”.
D’Alessandro. “më pas shohim ne (Guardia di Finanza) kush është dhe kush nuk është shqiptar ne kemi dhe zyrat tona aty “.
Gallo: “e shoqja është shefe e kabinetit të presidentit….persona të respektueshëm, njerëz të mirë… është gjithashtu ministër i punëve publike që nuk më kujtohet dreqi e mori si quhet, gjithsesi është shumë pranë politikës, është një djalë që punon…një operativ njëri që angazhohet dhe që ka bërë këtë punë në të shkuarën, me Kuesturën e Lamezia-s që më pas u dogj që akoma nuk e di çfarë m… i bënë me një furnizim…kështu që… “.
D’Alessandro: “me Kuesturën e Lamezias?” dhe GALLO: “po, i dërgonte mall më pas nuk ia dërgonin, e çmendën fare, e bënë të dukej keq….është një sistem i çuditshëm, në dt ka gjetur lokalin dhe në dy e gjysmë mund t’i nis lekët…në një mënyrë…”.
D’Alessandro: “edhe në Mal të Zi është kështu, në Rumani e njëjta gjë….duhet t’i çosh lekët dhe ato ta bllokojnë…ça zone është “.
Gallo: “Në qendër të Tiranës, pikë shitje dhe magazinë, shitje në detaje dhe tek entet, tek spitalet…”.
D’Alessandro thotë se miku i tij është radiolog dhe se është shumë i përfshirë.
D’Alessandro thotë se Shqipëria do të hyjë në Europë. Të dy bien dakord për të gjetur një apartament në qendër për djalin e BRUTTO dhe djalin e D’Alessandro. Më pas flasin për Poloninë e shprehen se ai ka një shok të afërt me kishën edhe shton se në Poloni kanë çuar Michele Affidato.
Brutto thotë, D’Alessandro pohon, që shkojnë shumë mirë edhe Brico si në Malin e zi edhe në Shqipëri.
Gallo thotë se nëse D’Alessandro ka lidhjet që thotë mund të bëhen punë të mira. D’Alessandro shprehet se duhet të gjendet mall gati në skadim “nga gozhda tek fija e hekurit….sepse nuk ka asgjë atje “. D’Alessandro thotë se ka folur edhe me Antonio Rafaele që ishte dakord të bënte Pazar me D’ALESSANDRO duke i çuar mallin në Vlorë dhe në Tiranë.
Brutto chiede: “Raffaele Armando?”
D’Alessandro: “po” Brutto: “Pooo, edhe nuk i kontrollojnë…atje qeveria të thotë duhet të paguash le të themi 1000 lek taksa, paguan ato taksa e pastaj bëj ç‘të dojë trapi…por ato taksa duhet t’i paguash, por gjithashtu bën çfarë të duash …”.
Talarico: “Po por ato kanë një pazar, kur vjen tak 100.000 janë të tuat…është realisht legale” (korrupsioni)”.
Brutto: “Për shembull ne aty nëse do të mund të hyjmë në spitale….sepse ne mund të furnizojmë shumë gjëra, doreza, maska gjithçka që ka lidhje me spitalet, për kirurgët, ato tutat e kirurgëve, ato këpucët për kirurgët “.
Talarico thotë se në Shqipëri është një terren i virgjër dhe nuk bëhen fare garat në tender thjesht “thërritet një biznes”.

Dosja Pergjime Taksa
Dosja Pergjime Taksa

Në dosje flitet dhe për rolin e Lorenzo Cesa si deputet europian, i cili flet për hapjen e urave të komunikimi për investimet në Shqipëri.
Përveç kontratave me Organet e lartpërmendura, pozicioni i Parlamentarit Evropian të Cesa tërhoqi vëmendjen e të gjitha palëve të interesuara për investime në Shqipëri dhe në çdo rast në Evropën Lindore, duke qenë në gjendje të hapnin kanale të rëndësishme për të shitur produktet e tregtuara nga Gallo tek organet publike të huaj, spitale, klinika, etj, duke u mbështetur pikërisht në pozicionin e tij aktual si eurodeputet

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb