Duke komentuar zhvillimet e fundit politike, si edhe dorëheqjen e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm, deputeti i PS, Pjerin Ndreu u shpreh në emisionin ‘Kjo Javë’ se brenda PS nuk flitet për grupe, por debate po.

‘Absolutisht nuk ka grupe fare. Kemi debate po. Shpesh herë ,edhe unë publikisht kam mbajtur qëndrime kundër qeverisë, jo një herë po disa herë. Kolegë të mi kanë mbajtur por ne e dimë se  jemi në një shumë delikat për vendin dhe është ajo që thash, i kemi vënë shpatullat një historie që quhet reformë, dhe reforma në drejtësi nuk është e lehtë. Ka gurë shumë nën rrota dhe ne duhet ti kalojmë me unitet. Meqë nuk di se ku janë c’bëjnë e c’thonë pala kundërshtare nuk duhet të humbasim arsyen. As Xhafa nuk është grup aty dhe as Rama nuk ka grupe aty. Ne jemi një grup që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. Diskutojmë brenda bëjmë debat por në disa principe që janë për zhvillimin e shoqërisë nuk lëshojmë pe” u shpreh Ndreu.

Duke komentuar urdhrat e nxjerra nga zv/ministri Lleshi, Ndreu u shpreh se urdhrat e brendshëm janë në të drejtën e tij.

“Nuk mund të presim të rregullohet situata me tre ditë që vjen ministri Lleshi në detyrë.  Urdhrin për të ndaluar kafet në orar të punës, e kam bërë edhe unë te drejtoria e policisë së Tiranës.Kurrë nuk kam hyrë me uniformë policie në lokal. Kurrë në jetë!’ – u shphreh Ndreu, ndërsa lidhur me etiketimin e policëve mbi peshë, Ndreu u shpreh se mund të jetë një frazë emocionale që mund të ishte eleminuar.

“ Problemi qëndron, se pasojat e mosreagimit të policisë i vuajmë të gjithë. Unë nëse do kisha gjë në dorë do i jepja afat një punonjësi policie. Për 6 muaj të vish minimalisht 5 kg mbi peshën që duhet të ketë një njeri. S’ mundësi fizike të kryejë shërbimin. Ky është standard që duhet të vendoset në polici.” -theksoi Ndreu.

Duke u ndalur në mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të brendshëm, Ndreu tha se për sa kohë presidenti nuk e ka dhënë një argument të fortë për vendimin e tij, më lind e drejta të them se presidenti nuk mund  të lerë pa dekretuar Ministrin e Brendshëm me inate personale, apo muhabete që dëgjohen në kafe.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: