Ku do të luaj Paul Pogba sezonin e ardhshëm? Kjo është një pyetje që akoma nuk ka marrë përgjigje, fakt është që në fund të këtij sezoni, Pogbas i skadon kontrata me Man.United, një detaj që e bën edhe më të paqartë të ardhmen pasi të shumë janë skuadrat që do të përfshihen në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez.

Gjatë kësaj periudhë, Pogba ka refuzuar në mënyrë konstante çdo ofertë nga ana e “djajve të kuq” për të rinovuar kontratën e tij, por sipas The Sun, drejtuesit e United kanë në dorë një “gur” të fundit. Gjithnjë sipas të përditshmes angleze, Pogba mund të qëndrojë nëse në krye të United mbetet Ralf Rangnick.

Kjo është një hipotezë konkrete pasi drejtuesit e United janë shumë të kënaqur më punën e bërë nga tekniku gjerman, Pogba gjithashtu, nëse palët vijojnë bashkëpunim edhe Pogba mund të pranojë rinovimin e kontratës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb