TIRANË- Ndryshime në Prokurorinë e Përgjithshme, transferohen 6 prokurorë. Vendimi mësohet të jetë marrë nga kreu i organit të akuzës, Adriatik Llalla.

Kështu, në bazë të këtij vendimi, prokurori Kujtim Luli është transferuar në Durrës, dhe konkretisht është emëruar në Prokurorinë e Apelit në Durrës. Ndërsa prokurori Buajr Sheshi është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, së bashku me prokurorin Kudusi Shahu.

Ndërsa prokurori Bilbil Mete është emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë, së bashku me prokurorët Hysen Keta dhe Kasem Berberi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: