Kreu i Nismës Thurje Endrit Shabani, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me ndryshimet që do pësojë qeveria pas Asamblesë së Partisë Socialiste, ku u propozuan dhe ndryshime në disa ministri.

Shabani u shpreh se emrat e propozuar në PS janë njerëz pa profil apo beteja politike, ndërsa shtoi se niveli i demokracisë në vend është dobësuar për pasojë.

Sipas tij PS  është kthyer në një “garnizon ushtarak”, ku “Rama fishkëllen dhe anëtarët e tjerë ecin me një hap”.

“Është e njëjta sëmundje te PS. PS është berishizuar dhe kjo ka kaluar te qeveria. Këtyre po t’ua heqësh emrat nuk i njeh dot fytyrat. Janë njerëz që vijnë dhe ikin pa profil. Ai gjeniu u bë ministër se kishte lexuar libra. Ku është sot? Nuk ka lënë asgjë prapa. Nuk kanë asnjë peshë politike, asnjë betejë politike në terren. Nuk janë përballur në parlament. Këtë nivel demokracie kërkojmë.

Jemi më keq se sa kemi qenë. Këto beteja i kemi pasur. Ka pasur një lloj demokracie dhe tensioni. Këtu është garnizon ushtarak, ai fishkëllen dhe këta ecin me një hap”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: