Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e “Open” në News24 ka zbuluar një njoftim i cili vërteton se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i ka dhuruar ambientet e ujësjellësit Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit, sikundërse ai është shprehur.

Në njoftimin e lexuar nga gazetarja thuhet se godina ka kaluar në administrim të ministrisë së drejtësisë dhe më pas të SPAK ku do të transferohen të gjithë hetuesit e BKH për shkak se ambientet e godinës ku sot ndodhet SPAK janë shumë të vogla.

“Historia që Veliaj ka negociuar me SPAK nuk qëndron, ai ka thënë shumë të pavërteta ditët e fundit. Ka patur një deklarim tjetër duke pretenduar se në cilësinë e kryebashkiakut i ka vënë në disponim Prokurorisë së Posaçme godinën e ujësjellësit. Krejt rastësisht duke klikuar në faqen zyrtare të SPAK, kam gjetur këtë njoftim që ka të bëjë me marrjen në administrim të godinës. Bëhet fjalë për vendimin për kalimin në përgjegjësi, ideja është se Veliaj pretendonte se ia kishte bërë dhuratë SPAK-ut, ndërsa në rastin konkret nuk ka asnjë të vërtetë. Nuk mund ta quaj gënjeshtër, por është një deklarim i pasaktë i Veliajt sepse kjo godina ka kaluar në administrim të ministrisë së drejtësisë dhe më pas të SPAK ku do të transferohen të gjithë hetuesit e BKH sepse godina ku sot është SPAK është shumë e vogël dhe nuk ka vend për të gjithë hetuesit”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb