Deputetja e PS, Klotilda Bushka ka mbajtur fjalën e saj në Komisionin e Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit duke thënë se propozim për Listat e Hapura kanë nevojë për mekanizma korrigjuesë.

Bushka thotë se sa i përket ndryshimit të sistemit duhet të garantohet patjetër kuota gjinore apo barazia gjinore në lista, pasi Shqipëria tashmë ka arritur një standard të mirë.

Sa i përket koalicioneve zgjedhore, Bushka ka theksuar se kërkesa propozimi i opozitës parlamentare për të eleminuar koalicionet parazgjedhore, nuk prek apo cënon formimin e koalicioneve paszgjedhore, duke kujtuar se koalicionet parazgjedhore janë ndaluar edhe në Gjermani apo Holandë.

 

”Referuar edhe ekspertëve konstitucionalist, që paraqitën shumë argumenta dhe analiza që na ndihmojnë. Një ndër shqetësimet është që sistemi me lista të hapura ka nevojë për mekaniza korrigjuesë. Për ne kryesore është garantimi i kuotës gjinore. Sistemi me lista të hapura duhet të shihet me kujdes me mekanizma korrigjuesë, që të ketë përfaqësi të barabartë burra- gra. E them sepse në Shqipëri kemi arritur një standard të mirë, dhe mos bëjmë hapa mbrapa, dhe të garantojmë një të drejtë në proceset zgjedhore.

Nëse i referohemi deklaratës së OSBE, pikës 7 5, e dreja e qytetarëve për të kandiduar si përfaqësues të ardhshëm të popullit, është e drejtë si i kandiduar në zgjedhësit apo partitë. Ky është standardi minimal. Të njëjtin qëndrim mban edhe Komisioni i Venecias, por edhe praktika e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Koalicionet parazgjedhore nuk i shohin si të drejtë, por mundësi për të mundësuar që subjekte me të njëjta ideologji t’i paraqiten së bashku elektoratit. Këto janë mundësi që i lihen shteteve, në kuadër të dialogut politik. Sa i përket standardeve, përzgjedhja e përfaqësueseve për kandidatë, është i pranueshëm, nëse vijnë nga organizatat politike dhe zgjedhësit. Vendet si Holanda dhe Gjermania kanë sisteme që nuk kanë koalicione parazgjedhore. Nisma e deputetëve për rishikimin e Kushtetutës nuk sheh asnjë pengesë për koalicionet paszgjedhore.”- tha Bushka.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb