Nënkryetari i Partisë Republikane, Blendi Sulaj, doli kundër ndryshimeve kushtetuese për Reformën Zgjedhore, duke thënë se një lëvizje e tillë e bërë kaq shpejt dhe pa pyetur të gjithë faktorët politikë nuk është produktive.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, numri dy i PD theksoi se qëllimi i vetëm i kësaj lëvizjeje është që Edi Rama të pengojë krijimin e koalicionit brenda të djathtës, që sipasë tij, do të shkatërronte të majtën.

“Lëvizja e fundit nuk është produktive, sepse është e shpejtë, e bërë pa pyetur gjithë aktorët politikë. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është ajo që Rama është përpjekur ta bëjë: mosarritja e koalicionit brenda të djathtës, sepse një koalicion i tillë e shkatërron të majtën. Cfarëdolloj kodi zgjedhor të jetë, c’do lloj lëvizje të bëjë, Rama është i humbur përpara opozitës së sotme, që do jetë nesër në mazhorancë, kjo është e sigurt.

Mendoj se ndryshimi i një sistemi gjedhor kaq shpejt nuk është e mirë për një vend, që kërkon të shkojë në BE. Unë mendoj që listat e hapura janë jashtëzakonisht një lëvizje e mirë, nëse do të bëheshin pa një prapavijë politike. Në të gjitha sondazhet, Rama e ka të pamundur fitoren”, tha Sulaj.

A mundet të na shpjegoni pjesën e listave të hapura?
Sot ne kemi një sistem proporcional me lista të mbyllura, ku qytetarët otojnë partinë. Qëllimi i Ramës për ndryshim është të mos I japë mundësi opozitës të krijojë koalicion. Nëse jemi të bashkuar, ne dalim forë e parë në çdo qark, maksimalizojmë votën. Ndërsa në lista të hapura, njerëzit votojnë emrin, jo partinë.

Cilat janë pretendimet e PR?
PR ka 30 vjet në skenën politike shqiptare, nuk e ka humbur kurrë përfaqësimin në parlament. Ne kemi nisur një process organizimi në gjithë Shqipërinë, duke u përqendruar më shumë në zonat ku kemi deputet. Mendoj se mund të arrijmë më shumë. E djathta nuk është si e majta. Ne kemi nisur ndërgjegjjësimin e qytetarëve, që të bëhemi bashkë për të hequr të keqen e madhe, Ramën. Kjo nis me një lëvizje të madhe qytetare, si dhe duke thithur gjithë elementët e rinj.

Si po menaxhohet situata e koronavirusit?
Menaxxhimi i Covid-19 ishte keqqeverisje e qeverisë shqiptare. Në maj e fillim të qershorit u premtua shumë nga qeveria, e cila doli në një kolaps dhe nuk kishte më mundësi të mbante njerëzit t3ë mbyllur. Mendoj se situata është tejet arlamante dhe duhet parë me kujdes, duhet menaxhuar. Duhet të kishte një konsultim më të mirë me ekspertët. Strategjia e ngritur nga qeveria shqiptare deri në një moment ishte e mirë, por në vazhdimësi u përdor për politikë dhe u keqmenaxhua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb