TIRANË

Analisti, Artur Zheji dhe konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari , të ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i” në ‘News24’ , folën për ndryshimet kushtetuese.

Sipas Zhejit kjo tentativë e ndryshimeve Kushtetuese është bërë për të zgjuar nga gjumi SPAK. Gjitashtu ai theksoi se PD, me “Vettingun” e politikanë po kërkon peshqit në rrjetë.

“Tani pas 2 mijë vjetësh establishment shkruan në një gjuhë të pakuptueshme për popullin dhe ai është i detyruar ta adhurojë. Kemi një aparat shumë të kushtueshëm të drejtësisë, që quhet SPAK dhe njerëzit kanë disa vite që rrinë të marrë peng me emocionin për një drejtësi të madhe. Opozita po kërkon që këtyre armëve boshe që nuk shkrepen ti japë një objektiv dhe një plumb. Pra ne kemi një drejtësi super të paguar, të mbrojtur të sponsorizuar nga ndërkombëtarët dhe super të avashtë dhe krejtësisht larg parametrave të popullit shqiptar”, tha Zheji.

Ndërsa, konstuticionalisti Shkëlqim Hajdari tha se ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga PD janë domosdoshmëri, por sipas tij duhen trajtuar në një tjetër formë.

Hajdari u shpreh se mekanizmi teknik i propozuar nga opozita për këtë çështje nuk është i duhuri.

“Ato janë domosdoshmëri nëse vërtet veprimet e kryetarit të opozitës të bëhen në një formë tjetër.  SPAK nuk mund të bëhet institucione që të bëjë Vetting ai është për të bërë hetime. Mënyra e Vetingut për politikanë ka nevojë të korrektohet, ne nuk dimë kush janë nënshkruesit. Dhe kur kërkon ndryshime kushtetuese në tre drejtime dhe nuk kanë asnjë proces. Janë mbledhur e kanë çuar në parlament, por nuk ka një debat, një tryezë ku të diskutohet. Pra në asnjë media nuk ka dalë se kush janë 28 nënshkruesit”, tha më tej Hajdari, ndërsa shtoi: “Tentativa për të bërë Vettingun e politikanëve është për tu përshëndetur. Kjo tentativë duhet parë në një tjetër këndvështrim. Ose duhet të krijojnë një strukturë të posaçme me Komisione më shumë se një njeri…ose mundet këtë material t’ja dërgojnë SPAK. Subjekti i asaj që parashikon draft-ligji , pra deklaratë e bën tek ILDKP, ose mund të ndërtojmë një strukturë që të gjykojë rezultatet…Një tjetër mundësi është që dosja që përgatit ia çon një strukturë të Posaçme që ia nis SPAK.

I ndalur tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama për kërkesat e opozitës për ndryshimet kushtetuese, Zheji tha se ai përpiqet të fitojë kohë.

“Kam përshtypjen se propozimi i opozitës e ka kapur në befasi, sepse ka krijuar një gjë të re për një aspiratë që populli e ka shumë përzemërt. Rama është i papërgatitur për të dhënë përgjigje dhe ka vënë mekanizmin në lojë për të kuptuar se si mund të veprojë”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio, analisti Zheji më tej shtoi se pengesa e vetme që ka SPAK është ajo politike, duke shtuar se drejtësia duhet të vendoset në detyrë për të investiguar kokat e mëdha.

Pengesa që SPAK ka është politike, pra paratë i ka gjetur, mbrojtjen ndërkombëtare e ka të plotë…Këtë drejtësi të re duhet ta lëmë të vdesë apo duhet ta oksigjenojmë.

Duhet të vendoset një detyrë për të investiguar kokat e mëdha. Them që opozita e  bën këtë parashtrim për të vënë në lëvizje sistemin”, duke shtuar se nëse mazhoranca e ka ndërgjegjen e qetë dhe që nuk është pjesë e llumit atëherë duhet që kallëzimi të mos ketë pengesa.

Për konstuticionalisitin Hajdaraj, tashmë presioni duhet të vazhdojë mbi SPAK për të kryer hetimet, apo denoncimet e kryera.

“Deputetë të PD kanë bërë kallëzime në SPAK. I gjithë presioni duhet të vazhdojë mbi SPAK për të kryer hetimet”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb