Ambasdora amerikane, Yuri Kim ka deklaruar se parlamenti sot duke miratuar ndryshimet në Kodin Penal për zgjedhjet ka kodifikuar përfundimisht marrëveshjet e 5 qershorit në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.

Znj.Kim shton se SHBA do mbështesë fuqimisht procesin transparent dhe gjithëpërfshirës për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Sot në seancën e fundit plenare për këtë vit Parlamenti në axhendë kishte dhe amendamentet e reja në Kodin Penal për zgjedhjet, të cilat ishin dakordësuar më parë nga të gjitha palët në Këshillin Politik më 5 qershor.

STATUSI NGA AMBASADORJA KIM

Sot, në seancën përfundimtare për vitin 2020, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal, duke përfunduar kodifikimin e marrëveshjes 6/5 të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme 4/25.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb