Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekreton shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj, pak ditë pasi kryeministri Edi Rama bëri ndryshimet në qeveri.

Konkretisht Begaj dekretoi shkarkimin e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, të ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe të ministres së Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi.

Presidenti Begaj dekretoi shkarkimin e ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe emërimin e saj si Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Po ashtu Begaj dekretoi shkarkimin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe emrërimin e saj si ministre e Arsimit dhe Sportit.

Presidenti Begaj dekretoi gjithashtu Igli Hasanin ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Ervin Mete ministër për Ekonominë dhe Financat, Anila Denaj ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Albana Koçiu ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Arbian Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor.

Ndryshimet në qeveri u njoftuan nga Kryeministri Edi Rama, gjatë asamblesë së Partisë Socialiste më 4 shtator.

Qeveria e re;
Ministër i Financave
Ikën Delina Ibrahimaj
Vjen Ervin Mete

Ministri i Jashtëm
Ikën Olta Xhaçka
Vjen
Igli Hasani

Ministria e Bujqësisë
Ikën Frida Krifca
Vjen
Anila Denaj

Ministri i Arsimit dhe Sportit
Ikën Evis Kushi
Vjen
Ogerta Manastirliu

Ministre e Shëndetësisë
Iken Ogerta Manastirliu
Vjen
Albana Koçiu

Ministrja për Sipërmarrjen
Ikën Edona Bilali
Vjen
Delina Ibrahimaj

Ministri për Pushtetin vendor
Arbian Mazniku

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb