Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri ka pranuar se ndryshimi i sistemit zgjedhor është ende në lojë.

Gjiknuri thotë se Këshilli Politik do të vijojë me ligjin për referendumet, financimet e partive politike por edhe me çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor, dhe për këtë të fundit tha se PS është e hapur.

 

 

Pyetje: Z.Gjiknuri çfarë do të ndodhi tani me funksionimin e Këshillit Politik?

Gjiknuri: Këshilli Politik do të vazhdojë të miratojë draftet që do të zbërthejnë këtë marrëveshje dhe do të vazhdojë të trajtojë edhe çështjet e tjera të rëndësishme që kanë mbetur si fazë e dytë, siç është çështja e sistemit zgjedhor që është çështje e hapur, do të vazhdojë të trajtojë ligjin për referendumet që edhe ky do një dakordësi dhe konsultim politik, si dhe do të trajtojë ligjin për financimin e partive politike, që edhe ky është një kusht i rëndësishëm i BE. Por e thashë njëherë; gjëja më e rëndësishme është që opozita dhe qeveria po dialogojnë, opozita hoqi dorë nga çdolloj alibie apo hije mbi zgjedhjet që vijnë dhe ajo që u mbetet të gjitha palëve, që është ajo çka dëshirojmë, të përgatitet secila palë për zgjedhjet e reja, edhe me këtë administratë që në fund të fundit, siç u pranua, ka funksionuar dhe nuk ka ardhur ndonjë problem i rëndësishëm, pavarësisht tensioneve politike që ka pasur.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb