Marash Kumbulla ka qenë dhe mbetet një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve por nuk është kusht që qendërmbrojtësi kuqezi të ndryshoj ambient në fund të sezonit. Në fillim u kërkua me insistim nga Inter, më pas nga Lazio por në fund Kumbulla mund të rinovoj kontratën me Verona. Një nga zbulimet më të mëdha të merkatos në Serie A ka një kontratë të vlefshme me Verona deri në vitin 2022, palët mund të ulen në një tavolinë në fund të sezonit për të firmosur një kontratë të re, sigurisht me kushte më të mira ekonomike.

Kumbullla
Kumbullla

Përtej dëshirës së lojtarit për të provuar një tjetër aventurë, me një klub më të madh, jo çdo gjë është në dorë të Kumbullës. Në çdo rrethanë duhet bindur edhe Verona, e cila gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka bërë skonto për vlerën e kartonit. Gjithnjë sipas mediave italiane, deri në fund të meraktos gjithçka mund të ndodh, situata mund të përmbyset shpejt përballë ndonjë ofertë të pa rezistueshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb