Kompleksi “Skënder Halili” është gati të ndryshojë sërish pamje dhe t’i përshtatet kohës. Projekti i drejtuesve të Tiranës nis nga infrastruktura me rregullimin e kompleksit ku kryen stërvitjet skuadra si dhe stadiumin “Selman Stërmasi”. Skuadra kryen stërvitjen në një ambient ku puna nuk ndalet, për t’i ofruar jo vetëm ekipit të Maganit, por edhe skuadrave të moshave kushtet ideale.

 

Punimet me tribunën e kompleksit, dhomat e zhveshjeve funksionale për skuadrat e moshave si dhe rrethimi i fushës për të plotësuar çdo parametër për një kompleks bashkëkohor, është në fazë ta avancuar. Era e ndryshimeve ka filluar për Tiranën në “Skënder Halili”, ku përveç topave të stërvitjes, nuk mungojnë as materialet e ndërtimit për të treguar se 24 herë kampionët janë një kantier ndërtimi në kuptimin e plotë të fjalës.

 

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: