Wayne Rooney nuk ndryshon kurrë, bën lajm edhe atëherë kur nuk duhet. I ftuar në një lidhje live për “Sky Sport”, ish sulmuesi i Man.United tregoi një prapaskenë të bujshme të ndodhur gjatë vitit 2006: “E dinim se nëse fitonte Chelsea, ata do të fitonin kampionatin, kështu që ndryshova takat, zëvendësova ato që përdorja për palestër me një palë taka të tjera prej hekuri, në këtë mënyra do kisha mundësia të luaja më fort, të bëja keq, këto taka ma lejonin diçka të tillë”, u shpreh trajneri aktual i Derby Country.

I pranishëm në studio ishte edhe John Terri, i cili në fakt në atë sfidë u largua nga stadiumi me paterica, vijojë me batutë Rooney, “i lash një gropë në këmbë ndërsa disa javë më pas i kërkova të më kthente takën”, përfundoi Rooney.

Kjo deklaratë e ish sulmuesit nuk është pritur mirë nga Federata Angleze e Futbollit e cila pritet të nis një hetim dhe Rooney mund të dënohet pavarësisht se kjo ngjarje ka ndodhur në 2006.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb