Pamje të mrekullueshme nga papafingo, makinat më të fundit dhe udhëtime në mbarë botën, këto janë gjërat e përditshme të Fëmijëve të Pasur të Afrikës.
Elita e re afrikane është ekspozimi i fundit i stilit ekstravagant të jetës së afrikanëve ku në Instagram i është dedikuar një faqe.
Foto me avionë privatë, bizhuteri të shumta dhe shishe shampanje mund t’i shihni në këtë faqe. Llogaria ka 11 mijë ndjekës dhe fton të tjerë të pasur të dërgojnë fotot e tyre nga jeta luksoze.
(BalkanWeb)