Man.City është gati të vë në jetë një super goditje në tregun e transferimeve. Mediat angleze bashkohen në një pikë, Pep Guardiola ka bindur Erling Haaland të transferohet në ishull, ti bashkohet projektit të tij për të “pushtuar” Anglinë dhe Evropën.

Daily Mail e bën fakt të kryer, sipas të përditshmes angleze, sulmuesi norvegjez do të largohet në fund të këtij sezoni nga B.Dortmund, ndërsa Man.City ka lëvizur shpejt për të djegur konkurrencën e madhe për Haaland.

074559861 2326c6af 5eca 4d7e 9113 64296b43a608
074559861 2326c6af 5eca 4d7e 9113 64296b43a608

Në garë për të siguruar shërbimet e tij ishin dhe shumë klube të mëdha si Barcelona, PSG apo Bayern Munich por me sa duket, sipas Mail, “qytetarët” kanë gjetur akordin total me Haaland dhe agjentin e tij Mino Raiola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb