“Daily Mail” e thotë troç: Njukastëlli ka hedhur sytë nga Gareth Bejl. Natyrisht, gjithçka do të varet nga kalimi i pronësisë së klubit, që shpejt mund të bëhet pronë e fondit të investimeve publike Arabisë Saudite.

Një zgjidhje që do t’i kënaqte të gjithë. Real Madridi i pari, që mezi po priste të largonte një lojtar që e ka nxjerrë rregullisht në merkato, Njukastëlli i ri, që do t’u prezantohej tifozëve me një yll dhe vetë Gareth Bejli, që do të kthehej me dëshirë në Premier League, kampionati i vetëm që do t’i garantonte të njëjtat kushte ekonomike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb