Lufta që ka shpërthyer në Ukrainë ka një efekt domino shumë të madh edhe në botën e futbollit, kjo është e pashmangshme duke parë situatën por dhe ndeshjet që janë në kalendar. Pikëpyetja e parë ka të bëjë me finalen e Championa League, në program për tu zhvilluar në Shën Pjetërburg më 28 mars. Boris Johnson dhe anëtarë të tjerë të Parlamentit Evropian, i kanë kërkuar UEFA-s të ndryshojë menjëherë kalendarin, të heq finalen e Champions Legaue nga Rusia, por UEFA merr kohë duke theksuar se po vlerësojnë situatën nga afër dhe në mënyrë konstante.

Jo vetëm finalja e Champions League, në dyshim janë edhe ndeshjet për fazën “play off” të Botërorit ku edhe Rusia merr pjesë. Më 24 mars duhet të luanin kundër Polonisë në Rusi, Federata Polake ka dale më një vendim duke theksuar se mbeten në pritje të vendimeve që do të merren nga drejtuesit e FIFA-s. Jo vetëm Polonia, sy e veshë janë edhe Zvicra e Republika Çeke, kundërshtarë të mundshëm të Rusisë nëse këta të fundit kalojnë sfidën me Poloninë.

Shorti Liga E Kombeve
Shorti Liga E Kombeve

Shqetësuese mbetet situata edhe për përfaqësuesen shqiptare e cila bën pjesë në Ligën e Kombeve, në grupin B2 së bashku me Rusinë, Izraelin dhe Islandën. Sipas kalendarin, Shqipëria do të përballet fillimisht me Rusinë në “Air Albania” më 2 qershor ndërsa ndeshje e kthimit do të luhet më 13 qershor në Rusi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb