TIRANË

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për anëtarin e bandës së Habilajve, Armando Kocerri. Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg, por duke qenë se Kocerri ka kërkuar gjykim të shkurtuar shkon në 10 vite.

Më 18 tetor Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për Armando Koçerrin,  me profesion infermier, i cili akuzohetpër trafik ndërkombëtar droge si pjesë e bandës së Habilajve.

Më herët, togat e zeza të Krimeve të Rënda kanë vendosur që të ndajnë çështjen e Koçerrit nga pjesa tjetër e grupit të Habilajve. Në magazinën e tij në Babicë të Vlorës, më shumë se një vit më parë, u kap një sasi rekord prej 4.5 ton hashash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb