TIRANE

Pavarësisht se këngëtarja Elvana Gjata u konsiderua si mollë sherri për vrasjen e 4 tetorit në zonën e bllokut, zanafilla e saj duket të jetë krej tjetër.  Ngjarja dyshohet të ketë si shkak prishjen e pazareve të drogës mes Ervin Matës, të fejuarin e këngëtares Gjata dhe biznesmenit Eldi Dizadari, i shpallur sot në kërkim nga policia i dyshuar si personi kyç në ngjarjen me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Në dosjen e Prokurororisë e cila ngrinte të gjithë dinamikën e ngjarjes në zonën e ish-Bllokut, thuhet se ndërsa ishte në lokalin ‘Monopol’ në zonën e bllokut, Ervin Mata ka dalë jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij, shtetasen Elvana Gjata, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet në të cilin dyshohet të ketë qenë biznesmeni Dizdari që ka komunikuar në distancë me Matën. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin dhe për një moment ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e nje subjekti privat.

Sipas informacioneve të reja të ardhura në Prokurori nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për një ngarkesë të konsiderueshme droge, gjë që e ka tensionuar raportet mes tyre. Ka qenë Dizdari që i ka thënë Matës se për borxhin duhet të sqarohet me Ervis Martinaj.

Pas këtij momenti pronari i lokalit “Monopoly” Redi Popesku thotë se biznesmeni Mata i ka kërkuar leje për të sjell brenda në lokal, Ervis Martinaj, i cili është ulur më pas ne banak me persona të tjerë, ku nuk ka vonuar shumë dhe ka nisur konflikti i cili degjeneroi në përdorimin e armëve. Si pasojë e të shtënave në lokal humbi jetën 28-vjeçari Fabian Gaxha mbeti i vrarë mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e Bllokut në kryeqytet, ndërsa u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Meviol Bilo, Ervin Mata, Fabiol Alushi dhe së fundi edhe biznesmenti Eldi Dizdari. Ndërkohë këngëtarja Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor, pas përfundimit të afatit 30 ditor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb