Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka pohuar se asnjë nen në Kushtetutë nuk e përcakton që interpelancat të delegohen, siç bëri kryeministri Rama me ministren Elisa Spiropali.

Sula tha se interpelanca duhej të ishte shtyrë nëse Kryeministri s’do të kishte mundësi që të ishte i pranishëm në sallë.

“Do të flas…mundem të lutem. Do të flas në saj duke iu referuar rregullores. Nëse ju sfidoj juve, këdo këtu, që të gjej një germë të vogël ku thuhet që; interpelanca i delegohet një personi tjetër. Nëse bëhet fjalë për aktivitetin e qeverisë, mund të delegohej. Thjesht do të ishte një përgjigje logjike në saj të këtij parlamenti.

Nëse kryeministri jonë nuk ka mundësi reale, mund të ishte shtyrja e interpelancës, jo dhe jo të delegohet ajo. Nenet 6-7 e përcaktojnë qartë. Por rregulloja e thotë qartë. Do ishte në nderin tuaj zonja kryetare që mos të vazhdonin këto lloj zhvillimesh. Nëse kryeministri nuk vinte, ta shtynim. Nuk e kemi ‘dashurinë’ për Spiropalin, por për kryeministrin.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb