Protesta qytetare do të zhvendoset më 23 korrik përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë paradites, kur do të zhvillohet seanca e radhës plenare.
Një nga aktivistët, në fjalën për News24 gjatë grumbullimit në sheshin “Skënderbej” ka deklaruar se qëllimi i mbajtjes së protestës paradite, është që t’u përcjellin deputetëve mesazhin se qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar nga parlamenti aktual.
Sipas tij, protesta e 23 korrikut do të jetë një tjetër formë e reagimit qytetar pas javësh të tëra rezistence në rrugët e Tiranës.
“Në datë 23 korrik është protesta paradite. T’i tregojmë parlamentit që nuk na përfaqësojnë dhe që nuk jemi të kënaqur me punën që ata bëjnë. Në ditët e ardhshme kemi përgatitur disa gjëra interesante.
Studentët distancohen kategorikisht nga Kuvendi që ka dalë nga protesta, nuk e di si mund ta quajnë veten përfaqësues, kur shumica e protestuesve nuk i mbështet”, tha ai.
