Pas mesazheve të njëpasnjëshme që shumë prej fermerëve të Fermës Vip, kanë dhënë për rëndësinë e ushqimit, mosshpërdorimit të tij dhe riciklimit, Agai është angazhuar edhe më shumë duke i shtuar ambienteve të fermës kosha të dedikuar për diferencimin e mbetjeve.

Koshat e ndarë, do t’iu japin mundësinë fermerëve që, njësoj siç po kujdesen për të mos shpërdoruar ushqim, të ndajnë edhe mbetjet, në mënyrë që të jetë i mundur procesi i riciklimit.

Përmes tij, mbetjet shndërrohen në produkte të reja.

Me këtë proces, ajo që parandalohet është mospërdorimi i materialeve potencialisht të dobishme, reduktimi i lëndës së parë të re dhe zvogëlimi i  përdorimit të energjisë për krijimin e saj. Përveç të gjithave, zvogëlimi i ndotjes së e ajrit dhe ujit (përkatësisht përmes djegies dhe deponive) është një proces gjithaq i rëndësishëm.

Të gjithë fermerët e kanë mirëpritur e përkrahur nismën e Agait, për të hedhur mbetjet në vendin e përshtatshëm, përmes koshave të diferencuar.

Në Ditën Botërore të Tokës, mbështetja prej një formati që ‘jeton’ përmes së mirave të tokës, prodhimeve të saj, është modeli se si duhet të sillen të gjithë banorët, kudo që jetojnë.

Sipas “earthday.org”, Dita e Tokës synon të “ndërtojë lëvizjen më të madhe mjedisore në botë për të nxitur ndryshime transformuese për njerëzit dhe planetin”. Misioni i lëvizjes është “të diversifikojë, edukojë dhe aktivizojë lëvizjen mjedisore në të gjithë botën”.

Sipas Kombeve të Bashkuara, Dita Ndërkombëtare e Nënës së Tokës festohet për të kujtuar secilin prej nesh se Toka dhe ekosistemet e saj na sigurojnë jetë dhe ushqim.

Kjo Ditë gjithashtu njeh një përgjegjësi kolektive, siç kërkohet në Deklaratën e Rio 1992, për të promovuar harmoninë me natyrën dhe Tokën, për të arritur një ekuilibër midis nevojave ekonomike, sociale dhe mjedisore të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm të njerëzimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb