SARANDË

Një 55-vjeçare i ka dhënë fund jetën në Sarandë. Mësohet se gruaja, nën e katër fëmijëve ka konsumuar fostoksinë. 55-vjeçarja me inicialet B.K., banore e Fushe Vërrisë, bashkia Delvinë, dyshohet ta ketë ndërmarrë këtë akt gjatë natës ndërsa është gjetur në mëngjes nga familjarët.

Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës por nuk ka mundur dot të mbijetojë. Sipas burimeve mësohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb