Në burgun e Peqinit prej katër ditësh vijon greva e nisur nga të dënuarit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se të dënuarit kërkojnë takime shtesë me familjarët.

Ndërsa për të dënuarit me burg përjetë kërkohet që të përcaktohet koha se kur mund të kërkojnë liri me kusht.

Po ashtu bëhet me dije se kërkesa i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë, Presidentit Ilir Meta dhe ambasadave.

(balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: