Derbi londinez, Chelsea-Tottenham prodhoi një skenë që nuk ishte parë kurrë në Premier League, një sherr të bujshëm mes dy trajnerëve, Tuchel e Conte, një episod që u shndërruar në kryefjalën e mediave angleze dhe jo vetëm.

Sigurisht në konferencën për shtyp përpara sfidës me Wolves, pyetja e parë për trajnerin Conte ishte pikërisht për atë episod:

“Shpresoj të jem në pankinë për ndeshjen e ardhshme. Është e drejtë të jem në vendim tim. Nga kjo situatë mund të mësosh shumë, por në të njëjtën kohë mendoj se kam ruajtur mjaftueshëm qetësinë duke mos reaguar në mënyrë agresive”, u shpreh ndër të tjera Conte.

Të dy trajnerët u ndëshkuan me karton të kuq në përfundim të sfidës, ndërsa Federata Angleze ka nisur një hetim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb