Një person që dyshohet se do kryente një krim është arrestuar nga policia gjatë aksionit të djeshëm në Lezhë e Kurbin, të zhvilluar nga RENEA dhe policitë Kurbin e Lezhë.

Siç shihet dhe nga pamjet e operacionit, policia ka hyrë në disa biznese, hotele e lokale ku ka zhvilluar kontrolle të shumta për gjetjen e personave të inkriminuar dhe sendeve të paligjshme. Disa prej tyre shtrirë në tokë me duart e prangosura pas, ose të mbështetur pas murit.

Policia sekuestroi një pistoletë “Glock” dhe një palë targa të vjedhura gjatë operacionit, duke arrestuar shtetasin Can Kariçi, 30 vjeç. Gjithashtu u shoqëruan 5 persona të tjerë për verifikim, me precedent të mëparshëm penalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb