Përmes rrjeteve sociale, Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë ka ndarë një lajm të mirë për gjendjen shëndetësore të artistes së mirënjohur Justina Aliaj.

Në kontakt të vazhdueshëm me mjekët por edhe me vetë zonjën Aliaj, Ilir Çumani thotë se ajo sot është më mirë, madje i kanë hequr edhe oksigjenin.

Kujtojmë që pak ditë më parë ajo foli për kamerën e Neës 24 e përlotur. Aliaj merrte frymë përmes maskës së oksigjenit, për të cilën duket se nga sot nuk ka më nevojë.

STATUSI I PLOTË
Te Nderuar Miq! Lajm i mirë. Personalisht jam në kontakt të vazhueshëm edhe me mjekët, edhe me Justin. Gjendja e saj është përmirësuar ndjeshëm dhe mjekët ia kanë hequr edhe oksigjenin….(!!!) Që ditën e parë të shtrimit kam kontaktuar personalisht drejtëpërdrejtë me Ministren Manastirliun, dhe ajo dhe i gjithë stafi mjekësor e infermieror ka treguar një kujdes të veçantë për ta kaluar këtë situatë të vështirë. Falë Zotit, çdo gjë është në udhë të mbarë….Justina ja doli mbanë…. FORCA JUST…!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb