Pritet vetëm zyrtarizmi, por Lukaku shumë shpejt do të veshë fanellën e Chelseat për herë të tretë në karrierën e tij.

Sulmuesi shtatlartë, pritet në orët e ardhshme të zbarkojë në Londër, pasi Inter dhe Chelsea kanë arritur marrëveshjen në bazë të 115 milionë eurove për lojtarin, pa futur ndonjë futbollist tjetër në tratativë. Lajmi ka gjetur konfirmime në Itali, me 2 nga ekspertët më të mirë të merkatos Gianluca Di Marzio dhe Fabrizo Romano, të cilët tashmë e quajnë të kryer këtë transferim që do të jetë më i shtrenjti në historinë e Serie A.

Lojtari ka pranuar destinacionin e madje sipas raportimeve ka qenë ai që ka bërë presion ndaj klubit për t’u shitur. Ai do të përfitojë në Londër rreth 12 milion euro cash, goxha shumë karahasuar me rrogën që merr te Interi që vërtitet diku te 8 milionë euro. Sapo të finalizohet kjo marrëveshje, Inter do të hidhet menjëherë në sulm për zëvendësuesin e belgut. Me gjasë, vendi i tij në ekip do të zihet nga Duvan Zapata, ndërsa bashkë me të pritet të vijë dhe Edin Dzeko. Ky i fundit është një tentativë më e lehtë pasi mund të merret me pak para nga Roma, ndërsa Zapata, vlerësohet diku te 40 milionë euro.

Gjithashtu, ka dhe një alternativë, e ai quhet Andrea Belotti. Italiani është i gatshëm për të firmosur që tani me Interin, nëse klubet gjejnë gjuhën e përbashkët. Pra, plani i Marotës është që Lukakun ta zëvendësojë me dy sulmues, me dyshen Dzeko-Zapata, ose Dzeko-Belloti. Sapo të kompletohet sulmi, menjëherë do të nisë një tartativë për krahun e djathtë të mbrojtjes, një boshllëk që është lënë nga shitja e Hakimit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: