Kryetari i Komisionit të Medias në Kuvendin e Shqipërisë, njëherazi dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian, u ndal te liria e medias, e pasqyruar dhe në raportin e përpiluar nga Komisioni Evropian.

Gjekarmaj ka se dy institucionet si Ama dhe Radio Televizioni, janë kryesuar nga persona të lidhur nga Partia Socialiste, një gjë kjo sipas tij në kundërshtim me ligjin. Ai kërkoi për këtë ndihmën e institucioneve Evropiane, më konkretisht të Ambasadorit Luigi Soreca, pasi e sheh të pamundur për zgjidhjen në një tjetër formë.

“Nëse kjo pjesë ku flitet për mediat do të shkruhej për Italinë, bota gazetareske italiane do të ishte në revoltë, jam i bindur. Në vendin tonë, në vendin tim, revolta është asgjësuar, korruptuar, është blerë dhe vrarë qoftë dhe në sehirin e bashkësisë ndërkombëtare në Tiranë. Raporti për herë të parë në optikën time për çështjen e mediave është më realisti. Duhet të shpreh një shqetësim të thellë për këtë raport, se si gazetari shqiptar duhet t’i zgjedhë problemet e tij, nuk ka asnjë mënyrë. Ai duhet të nënshtrohet, por këtu pëson lajmi që kthehet në propagandë.

Çështja tjetër që më shqetëson është qasja që kemi pasur për dy institucione themelore, si çështja e AMA-s, për çështjen e kontestimit të kryetarit të saj. Në fakt nuk është një kontestim i vogël, është gjë themelore, është raporti i ligjit, ku mungon ligji fillon xhungla dhe sundimi. Ka qenë zëdhënëse e PS zonja që është zgjedhur duke thyer ligjin.

Çështja tjetër është heqja e Radio Televizionit, ku përfaqësuesit janë ato të mazhorancës, ku relatori ishte përfaqësues të PS dhe kryetari i komisionit kandidati për PS në zgjedhjet e fundit. Flas për të kuptuar më shumë se si duhet t’i zgjedhim këto rrethe vicioze ku kemi hyrë, na duhet ndihma juaj ku nuk jemi të zotët për t’i zgjidhur vetë”, tha Gjekmarkaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb