Lazio po përgatitet për një revolucion të vërtetë në fund të këtij sezoni. Pikëpyetja e parë që kërkon të marrë një përgjigje të shpejtë është e ardhmja e Thomas Strakosha. Sipas mediave italiane, është e qartë që portieri kuqezi as që ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij aktuale që i skadon në fund të sezonit, pasi ofertat për të nuk mungojnë, mbi të gjitha në Premier League.

Strakosha
Strakosha

Për Strakoshën interesohet Newcastle, ndërsa së fundmi ka shtuar presion edhe ekipi i Watford. Këta të fundit janë një opsion shumë konkret por më parë duhet të sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit anglez, në të kundërt Strakosha nuk firmos por do të shqyrtojë me qetësi ofertat e tjera, pasi sipas Erjon Bogdanit, Strakosha ka admirues të shumtë, në Serie A por edhe në Bundesligë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb