Edy Reja, trajneri i përfaqësueses shqiptare, ish trajneri i Atalanta dhe Napoli, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ka folur pikërisht për këtë përballje, Atalanta-Napoli, një ndeshje e cila pritet të thotë shumë për rrugëtimin e dyte ekipeve, për objektivat sezonal, mbi të gjitha kjo është një sfidë jetike për blutë e Spallettit dhe për garën për titull në Serie A:

Reja
Reja

“Ka pasur një moment gjatë sezonit, kur mendoja se Napoli ishte ekipi im favorit. Më pas erdhën disa rezultate negative, mbi të gjitha dy humbje në shtëpi kundër Empoli dhe Spezia. Më pas erdhi edhe humbja kundër Milan në ndeshjen direkte në ‘Maradona’. Nëse fitonin atë ndeshje diskutimi do të ishte ndryshe. Tani Napoli ndjek kuqezinjtë por asgjë nuk është mbyllur.

Edy Reja
Edy Reja

Stili i Gasperinit dhe Spallettit? Unë e konsiderojë Gian Piero Gasperinin si Sacchi e 10 viteve të fundit, për mënyrën se si ai e ka revolucionarizuar futbollin italian. Spalletti është më enklitik, ai është magjistar në leximin taktik të ndeshjeve dhe di të shfrytëzojë në maksimum kundërsulmet, kjo është një armë që mund ti bëjë keq Atalantas që del përpara më shumë lojtarë. Osimhen është lojtari perfekt për të bërë këtë”, u shpreh ndër të tjera Edy Reja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb