Kampionati Shqiptar ka mbyllur gjysmën e sezonit dhe Skënderbeu nuk është më ai i viteve të kaluara. Kjo nuk pritet të kalohet me qetësi, por në kampin “bardhekuq” pritet një muaj i “nxehtë” janari. Përveçse ndryshimeve në stolin drejtues, pasi ecuria e Agostinellit ka lënë për të dëshiruar, në janar priten të largohen edhe mjaft futbollistë.

Si fillim është menduar që dy prej tyre të shiten ose largohen menjëherë, Masato Fukui dhe Serxhio Xhunior. Të dy këta futbollistë nuk kanë demostruar atë çka pritej prej tyre para se të afroheshin në klubin Korçar.

Më pas do të ketë edhe tre “spastime” të tjera, por kësaj rradhe në formë huazimi. Ardit Hoxhaj, Argjend Mustafa dhe Argjend Malaj do të çojnë në 5-së numrin e të larguarve.

Vetëm pas këtyre largimeve, klubi do të mendojë për afrimet. Në “radarin” e drejtuesve të Skënderbeut janë tre lojtarë që aktivcizohen aktualisht në Superligën Shqiptare dhe që deri në këtë fazë sezoni kanë shkëlqyer me klubet e tyre. Donjet Shkodra, Dejvi Bregu dhe Danilo Alvesh janë më të pëlqyerit në kampin “bardhekuq”, mëson “panoramasport”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb