Avokati i Plarent Dervishajt, Aleksandër Ndrejaj ka reaguar me një mesazh për gazetaren e News24, Klodiana Lala lidhur me faktin se klienti i tij është në kërkim ndërkombëtar dhe i akuzuar si autor për dy vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut.

Ai thotë se pas gjithë kësaj të cilën e cilëson ‘’paçavure’’ fshihen interesa politike.

Ndrejaj shton se Plarent Dervishaj nuk e njeh dëshimtari Luftar Reçi dhe as ka dijeni me të. Për më tepër ai deklaron se akuza e ngritur nga SPAK është sajesë e orkestruar.

Përfundimisht avokati i kërkon SPAK-ut prova dhe fakte mbi pretendimin e ngritur për klientin e tij, Plarent Dervishaj dhe implikimin e tij në dy atentatet mafioze të bujshme të 15 viteve më parë.

REAGIMI NGA AVOKATI I PLARENT DERVISHAJT

U paraqita pranë GJKKO për t’u pajisur me një kopje të vendimit për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Plaurent Dervishaj.

Dua të deklaroj se akuza e ngritur nga Prokuroria e SPAK ndaj tij është një sajesë e orkestruar për qëllim dezinformimin e publikut dhe në dëm të DREJTESISE NË RASTIN KONKRET Të SPAKUT. Dua të deklaroj se klienti im nuk e njeh dhe nuk ka dijeni se kush është dëshmitari i drejtësisë dhe mohon kategorikisht që të ketë njohje me të, nuk ka asnjë lidhje me të dy ngjarjet e pretenduara nga Prokuroria.

Do ndjekim të gjitha procedurat ligjore për vënien në vend të drejtësisë, duke ankimuar vendimin per caktimin e masës së sigurimit dhe duke kërkuar Prokurorisë së SPAK PROVA DHE FAKTE MBI PRETENDIMIN E NGRITUR.

Në gjykimin tim,mendoj se pas të gjithë kësaj paçavureje fshihen interesa politike që nuk i shërbejnë Drejtësisë dhe zbardhjes të së vërtetës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb