KOSOVË

Policia e Kosovës ofron shpërblim 5 mijë euro për këdo që jep informacion lidhur me lokalizimin e të dyshuarve për grabitje.

Kjo kërkesë është bërë në konsultimit dhe koordinimit me Prokurorin e rastit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi që të njëjtit këta persona  të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe  aktualisht gjenden në arrati, shkruan Kosova Press.

Deri tani policia ka identifikuar dhe  i ka futur në kërkim policor tre  persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen. Policia e Kosovës është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbuluar sa më parë këto raste dhe të sjell të dyshuarit para drejtësisë .

Për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre, policia ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve.

(n.m/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: