Jose Mourinho, përpara finales së Conference League, u shpreh i bindur se Marash Kumbulla do të qëndrojë në Romë, edhe vetë qendërmbrojtësi kuqezi nuk është kundër kësaj ideje, por sigurisht Kumbulla kërkon më shumë minuta, është i ri dhe kërkon të luaj sa më shumë, diçka që Mourinho nuk ia premton.

Sipas “Corriere dello Sport”, mes Mourinho-s dhe Kumbullës është futur në mes Ivan Juric, mentori i tij i cili e bërë të famshëm gjatë kohës që të dy ishin te Verona. Ivan Juric nuk e ka harruar Kumbullën, kërkon që ta ketë në dispozicion edhe te Torino, por kjo nuk është një tratative e lehtë.

Kumbulla
Kumbulla

E para duhet gjetur një akord me klubin verdhekuq, një formulë të përshtatshme, pasi Torino nuk mund të shpenzojë 20-25 milionë euro. As për Kumbullën nuk është e lehtë, kalimi te Torino do të ishte një hap pas në karrierë, por për sa kohë Juric është futur personalisht në këtë negociatë mbetet një opsion që mediat italiane e marrin në konsideratë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb