Mjeku Gent Stroni, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, tha se niveli i pagave të mjekëve në Shqipëri janë problematike.

Stroni u shpreh se kërkesa e rritjes së pagave për mjekët në Shqipëri ka qenë e hershme.

Ne kemi bërë kërkesa dhe këta 4 kërkesa ia kemi dorëzuar opozitës dhe qeverisë. Këta kërkesa tonat kanë qenë shumë të hershme. kur ne parashtruam kërkesat, Kryeministria na ftoi në një takim. në këtë takim, pjesëmarrëse ishte edhe ministrja e Shëndetësisë, që hapi rrugën për plotësimin e mundshëm të 4 pikave.

Ne detajuam kërkesat dhe na duheshin konsulenca ekonomike. ne protestuam edhe pasi homazh ndaj kolegëve. Kërkesat do depozitohen të hënën. Ne krahasohemi me ndonjë shtet të Afrikës. Nuk barazohemi me paga as me kolegët në rajon, kjo është alarmante. Kjo është arsyeja se përse mjekët e infermierët largohen”, u shpreh Strani.

Gent Strani vlerësoi se rritja e pagave për bluzat e bardha do të ndalte eksodin e mjekëve.

“Rritja e pagave do të ndalte eksodin. Po do ta bënte, sepse mjekët në Rumani marrin më shumë para. Kjo bën që ata të qëndrojnë në vend , madje kthehen nga Gjermania. A mund të dalin paratë për ne? Sigurisht që mund të bëhet, sepse nëse 2 kilometër rrugë mos të bëhet, rriten pagat për ne.

Mjekët që kanë humbur jetën duhet të shpallën heronj ose dëshmor ose së paku familja e tij të ketë shërbime në vijim. Mjekët janë të kërcënuar edhe nga aget e sëmundjet. Kemi zhvilluar dy takime me qeverinë dhe gjithçka po ecën në udhën e mbarë”, deklaroi ai.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb