Bayern nuk njeh shijen e fitores këtë vit të ri, ndalen sërish në një barazim 1-1, por që “djeg” jo pak. Brenda në “Allianz Arena”, Koln arrin t’i marrë një pikë, Bayern ishte dhe me fat duke shmangur humbjen vetëm në limite, falë një perle të Kimmich.

Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 4-ët me Skhiri, ndërsa Sommer i mohoi pak minuta më vonë kënaqësinë e “dopietës”.

Nagelsmann ndërhyri në formacion me fillimin e pjesë së dytë, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 90-të, ku Kimmich me një goditje fantastike nga distanca shmangu një humbje të rëndë. Me 36 pikë në 17 javë, Bayern vijon të qëndrojë në krye, plus katër pikë në raport me Leipzig:

“Pika ishte e merituar. Zhvilluam një pjesë të dytë me nivel, gjithsesi, dy pikë në dy ndeshje nuk janë mjaftueshëm për atë që kemi në mendje”, u shpreh Nagelsmann pas ndeshjes.

Kane
Kane

Në Gjermani vijojnë të insistojnë në lidhje me objektivat e Bayern në treguan e transferimeve. Sipas Sky Sport: Kahn dhe stafi i tij nuk kanë hequr dorë nga Harry Kane, pavarësisht se është ftohur si pistë, është ai objektivi kryesor. Transferimi i “bomberit” anglez varet shumë nga vullneti i këtij të fundit, nëse nuk rinovon kontratën me “gjelat” atëherë Bayern do të bëj gjithçka për ta transferuar në Mynih.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb