Vetëm nëse ndodh ndonjë “çmenduri”, ose vendosin vetë ta humbasin. Në të kundërt, titulli kampion në Premier League është i Liverpool. “Reds” dhe Jurgen Klopp presin vetëm matematikën për të festuar trofeun, ndërsa deri atëherë mund të krenohen me rekordet në këtë sezon të futbollit anglez.

170827 132 Liverpool Arsenal 600x400
170827 132 Liverpool Arsenal 600×400

Mjafton të shohësh tabelën e renditjes për të kuptuar se sezoni i Liverpool deri në këtë moment është në limitet e perfeksionit. “Të Kuqtë” kanë regjistruar 23 fitore dhe vetëm një barazim në 24 javët e luajtura të Premier, duke koleksionuar 70 pikë. Askush më parë në historinë e kampionatit anglez nuk e kishte arritur këtë kuotë në 24 ndeshje. Me këtë ecuri, Liverpool thyen rekordin e Manchster United të vendosur në vitin 1999, kur “Djajtë e Kuq” dominonin jo vetëm në Premier por edhe në Europë.

Wolverhampton Wanderers V Liverpool Fc Premier League
Wolverhampton Wanderers V Liverpool Fc Premier League

Mbreslënës edhe numrat e tjerë të këtij sezoni për Jurgen Klopp dhe të besuarit e tij, që kanë shënuar 56 gola dhe kanë pësuar vetëm 15 të tillë, për të fituar statusin e mbrojtjes më të mirë të kampionatit. Të gjitha këto, kur mbeten edhe 14 javë deri në fund të sezonit. Kjo do të thotë se nëse vazhdon me këtë ritëm, në Angli duhetë të përgatiten për rekorde të tjera nga ana e Liverpool.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb